Klinaku nga OVL: Nëse s’merremi vesh, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UCK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nëse nuk do të ketë pajtueshmëri me qeverinë lidhur me kërkesën që pagesa për ta të rritet krahas pagës minimale, kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit.

Sipas tij kërkesat për dorëheqjen e një ministri do të ishin amnisti për kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”, është shprehur Klinaku.

“Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet: “Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë””.

Go to TOP