Superjahti 700 milionë dollarë në pronësi të Putinit sekuestrohet nga autoritetet italiane

Ministri italian i ekonomisë Daniele Franco ka nënshkruar dekretin për ngrirjes e megajahtit ‘Scheherazade’  i ankoruar në Marina di Carrara pranë Pizës që mendohet se është në pronëse të president rus Vladimri Putinit.

Hetimet e policisë financiare italiane kanë nxjerrë në pah praninë e ‘lidhjeve të rëndësishme ekonomike dhe biznesi’ të pronarit aktual të megajahtit, oligarku  Eduard Khudaynatov, me “elementë të shquar të qeverisë ruse dhe me subjekte të tjera që i nënshtrohen sanksioneve nga BE”.

Shkrutimisht megajahti që mban flamurin e Ishujve Kajman i përket presidentit rus Vladimir Putnit , por që i atribuohej vetëm zyrtarisht oligarkut rus  Khudaynatov, shkruan TGcom.

Njoftimi u nxorr natën vonë pasi ekzistonte frika se Scheherazde do të largohej dhe do të shkonte në ujërat ndërkombëtare dhe do të shmangte çdo sanksion të mundshëm.

“The Scheherazade” e cila është më shumë se 450 metra e gjatë përbëhet nga pishina, SPA dhe ka dy pista për uljen e helikopterëve dhe kap një vlerë prej 700 milionë dollarë.

Image
Image
Image
Go to TOP