Sulmohet seksualisht një femër e mitur në Pejë

Një person i dyshimtë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë.

I njëjti është arrestuar për shkak se kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 07.02.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”.


Go to TOP