Graniti thumbon këngëtaren pasi puthja e Fifit me Adis Patushin u bë virale në rrjet, ja çfarë i shkruan

Teksa ishte në një lokal duke performuar këngëtarja e njohur, Fifi, ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin, ku të pranishmit kanë kërkuar një puthje mes çiftit.

Ata të dy nuk kanë nguruar që të japin një puthje në publik dhe fansat menjëherë kanë bërë video, të cilat më pas i kanë postuar në rrjetet sociale dhe janë bërë shumë virale.

Kjo lidhje ka sjellë shumë reagime në rrjet. Madje duket se edhe Granit Cana ka diçka për të thënë në lidhje me këtë romancë. Ish-banori i “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen me postimin në “Instastory” ku shkruan: “Kush është fals ose real, tani duket shumë qartë”.

(FOTO) Graniti thumbon këngëtaren pasi puthja e Fifit me Adis Patushin

Statusi në fjalë duket si një reagim për lidhjen e Fifit, të paktën kështu është parë nga ndjekësit. Por të shohim nëse ai ose këngëtarja do të kenë reagime të tjera.

Nga ana tjetër kujtojmë se në fillimet e “Big Brother VIP” u duk se po lindte diçka mes Fifit e Granitit. Këngëtarja pati shprehur pëlqimin për të dhe nuk mungonin skenat e shpeshta të xhelozisë. Nga ana tjetër, Graniti akuzohej shpesh si fals, sikur ai po luante me ndjenjat e Fifit.

(FOTO) Graniti thumbon këngëtaren pasi puthja e Fifit me Adis Patushin
Go to TOP