Sulmohen dy policë në Mitrovicë të Veriut

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, dje rreth orës 02:30, në rrugën Andri Dinan, në Mitrovicë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, ku bëjnë të ditur se i dyshuari për sulm ndaj policëve është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë . Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP