“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur

Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vetëm në fotot e bukura që postohen në media sociale, por shpesh vendet më të vlerësuara janë të tejmbushura me turistë.

Kështu e nis shkrimin gazetarja Emily Lefroy e “Daily Mail”.

Një përdorues i platformës “Reddit” organizoi sondazhin: “Cili vend duhet vizituar këtë vit?” dhe zbuloi përmes përgjigjeve të komentuesve destinacionet e tyre të preferuara për të udhëtuar këtë verë.

Përdoruesit e këtij forumi ndanë përvojat e tyre të pushimeve në vendet më pak të njohura duke u bërë thirrje udhëtarëve t’i vizitonin ato. Shqipëria është rekomanduar si një nga perlat e fshehura që premton bukurinë e një lokacioni të famshëm në Instagram pa dyndje vizitorësh.

Tabloidi britanik e vlerëson Shqipërinë për plazhet e bukura dhe Bjeshkët e Nemuna, të cilat janë një varg malor spektakolar në veri të vendit.

Thekson se vendasit janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, plazhet janë të mahnitshme dhe ushqimi është një ndërthurje e shijeve greke, turke dhe italiane.

Go to TOP