Suksesi spektakolar i filmit shqiptar “Mundije” në festivalet Ndërkombëtare
Filmi ndërkombëtar “Mundije”, një prodhim i kompanive AMERICAL dhe Eagle’s Film Vision, ka arritur suksese të mëdha vetëm pak muaj pas përfundimit të tij. Deri më tani, filmi ka fituar plot 8 çmime në festivale prestigjioze ndërkombëtare për vitin 2024.
Në European Cinematography Awards, “Mundije” u nderua me 4 çmime: Aktori më i mirë, Regjisori më i mirë debutues, Filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë, dhe Fotografia më e mirë. Gjithashtu, në Action Film Festival EXPO në New York, filmi fitoi çmimet për Filmin më të mirë ndërkombëtar aksion me metrazh të gjatë, Aktorin më të mirë dhe Skenat më të mira të aksionit. “Mundije” është gjithashtu i nominuar për çmimin prestigjioz “Golden Eagle” nga European Cinematography Awards, ceremonia e të cilit do të mbahet në Amsterdam më 28 shkurt 2025.
Kulmi i suksesit të filmit arriti në Festivalin Ndërkombëtar për filma sportiv në Palermo, ku “Mundije” u shpall filmi më i mirë i festivalit.
Pas këtij suksesi, producenti Fatmir Bardhoci ka nisur një projekt madhështor për të kthyer qytetet shqiptare në destinacione filmash dhe është duke përgatitur një tur shfaqjesh në qytete me popullsi të dendur shqiptare në Gjermani, Itali dhe Londër në Janar. Premiera në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë pritet të shpallet së shpejti.
Filmi “Mundije” përfshin një kast të mrekullueshëm aktorësh Hollywoodianë dhe shqiptarë, dhe është filmi i parë shqiptar-amerikan që ka arritur një sukses të tillë në festivale ndërkombëtare.









