Suharekë, në të njëjtën ditë që u ndanë ish-gruaja dyshohet se ia dogji shtëpinë ish-burrit

Një shtëpi, pronë e një burri është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme në qytetin e Suharekës.

Policia dyshon se aktin e ka kryer ish-gruaja, me të cilën ai ishte ndarë në një seancë gjyqësore po ditën e djeshme.

Rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP