Sudan, mbi 20 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur
Mbi 20 persona kanë humbur jetën gjatë një bombardimi në një treg të Sudanit. Dhjetëra janë plagosur dhe dhuna civile atje nuk ka të ndalur.
Një treg i mbipopulluar në juglindje të Sudanit u bombardua, duke shkaktuar mbi 20 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur. Sipas mjekëve në vend, sulmi u krye nga forcat paramilitare të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë. Ngjarja u cilësua si një “masakër” ndaj popullatës civile. Sulmi ndodhi në një moment kur situata në Sudan është kritike dhe një ditë pasi ushtria sudaneze hodhi poshtë një propozim të OKB-së për dërgimin e një force ndërkombëtare për mbrojtje të popullatës.
Që nga shpërthimi i luftës civile në prill të vitit të kaluar, mijëra persona kanë humbur jetën dhe mbi 10 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kështu duke I hapur rrugë një krize të thellë humanitare. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për paqe, konfliktet mes ushtrisë dhe forcave paramilitare vazhdojnë pa zgjidhje. Të dyja palët janë akuzuar për krime të rënda ndaj civilëve, përfshirë përdorimin e dhunës seksuale dhe spastrimin etnik.
Forcat paramilitare të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe disa zona të tjera strategjike, por nuk ka arritur të marrë qytetin e Sennarit. Në përpjekje për të fituar legjitimitet ndërkombëtar, ajo ka dërguar delegatë në bisedime për paqen, por ushtria sudaneze ka refuzuar të marrë pjesë.