Komentues studentë të shumtë ia kanë mësyrë profilit në Facebook të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për t’i kërkuar shpjegime se pse nuk i kanë pranuar pagesat nga 100 euro si pjesë e Pakos së Përballjes me Inflacionit.
Tri ditë më parë Murati njoftoi se 50,778 studentë do të pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Por, një valë komentuesish shprehet se këto mjete nuk i kanë pranuar.
Ky është komenti i një studente:
“I nderuar Minister Hekuran Murati, une jam vet studente, dhe jam deshmitare qe keto te holla/shtesa per studente jo vetem mua por edhe me shume se gjysmes se kolegeve te mi qe kan aplikuar nuk na kan dal gjithashtu fenomenin e permendur e gjeni edhe ne komentet e mesiperme te cilet parashtrojne po te njejten ankese, nese Qeveria eshte per studentat, atehere eshte detyre e juaja qe t’a merrni pergjegjesine te na informoni se ku qendron problemi dhe te mos i ikni e te fshiheni nga pyetjet e shumta te studenteve se perse nuk na i keni vene keto te holla ne xhirollogarite tona. Ju lutem na informoni, pasiqe çdo student eshte nevojtar qoft edhe per ndihmen me te vogel qe i jepet, sepse shumica nga ta vijne nga kushte jo te mira e jetese te veshtire, prandaj keto te holla qe nuk jane shume e madhe per nje student jan ndihmese e bollshme!”.
Shih pjesën e komenteve në postimin e Muratit.
