SPAK aksion në disa qytete, Elbasani më i goditur pas rrëfimit të Dumanit

Një mega operacion është nisur nga SPAK për arrestimin e “kokave” të bandave kriminale në vend. Deri më tani raportohet se aksioni është shtrirë në të paktën 5 qytetet, ndërsa urdhër arreste janë prerë për 32 persona. Në kërkim nga SPAK mësohet se janë edhe emra si ai i Talo Çelës apo Suel Çelës që njihen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan por jo vetëm. Aksioni nga SPAK mësohet se është ende në vijim ndërsa ka nisur që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Në Elbasan, raportohet se rezultojnë me urdhër ndalimi edhe oficerë policie. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me bandat kriminale. Në këtë qytet mësohet se janë prerë 13 urdhër ndalimi. Arrestimet në Elbasan po kryhen pas “zbërthimit” të Nuredin Dumanit në SPAK. Ai mendohet se ka treguar për shumë ngjarje kriminale që fshihen pas emrit të tij. Dumani është akuzuar se përdorej nga bandat kriminale si vrasës me pagesë.

Grupet kriminale që janë shënjestruar sot nga SPAK akuzohen, për vrasje, rrëmbime, grabitje e shumë ngjarje të tjera të ndodhura ndër vite. 

Go to TOP