Spahiu: Beogradi dhe Tirana, sulm të përbashkët kundër autonomisë së Kosovës më 1981
Profesori Nexhmedin Spahiu ka kujtuar sot ngjarjet e 11 marsit 1981, duke theksuar se Beogradi dhe Tirana zyrtare filluan një sulm të koordinuar kundër autonomisë së Kosovës.
Sipas tij, studentët u manipuluan dhe u gjendën mes dy forcave: Tirana, që “ua helmonte trurin me ideologji të mbrapshtë”, dhe Beogradi, që “i fuste në burgje”.
Spahiu thekson se ky proces i rrënimit të autonomisë së Kosovës zgjati tetë vite, derisa vendi u distancua nga ideologjia enveriste dhe u orientua drejt vizionit të Xhafer Devës, me Ibrahim Rugovën në krye, për të dalë nga ndikimi serb. /Kosova.info/
