Sivjet shënohet edicioni i 15-të i Chopin Piano Fest Prishtina

Chopin Piano FEST Prishtina këtë vit shënon edicionin e tij të 15-të, një festival që është bërë një ngjarje kulturore e rëndësishme dhe shumë e dashur për artdashësit.

Ky festival arrin të krijojë emocione të paharruara të përjetimit artistik, duke kultivuar me përkujdesje të madhe vlerat e çmuara të muzikës klasike të nivelit më të lartë kompozicional dhe interpretativ, me artistë mysafirë nga mbarë bota.

Edicioni i 15-të i Festivalit Chopin Piano Fest Prishtina, mbahet në datat 8 Maj – 9 Qershor 2025, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës.


Go to TOP