Sot mot i vranët, por pa reshje

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë për dallim nga dita e djeshme, e cila ngjante në një ditë pranverore.

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës ditën e sotme nuk parashihen reshje, por vetëm vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Go to TOP