Sonte Vuçiqi takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet që sonte të takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës për të marrë vendim rreth heqjes së barrikadave.

Kështu ka paralajmëruar shefi i së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Pjesa më e rëndësishme që dua t’ju lexoj është se nuk ka lista për arrestimin apo ndjekjen penale të qytetarëve serbë nga Kosova për pjesëmarrje në protesta paqësore dhe barrikada”, tha Petkoviq, në një konferencë për media, me rastin e deklaratave të përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së.

Njëkohësisht, ai paralajmëroi takim mes presidentit serb dhe përfaqësuesve të serbëve nga veriu për sonte, tani për më pak se një orë, në të cilin do të merret vendimi për heqjen e barrikadave.

Ai e konsideroi fitore vendimin që Pantiqit ju ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Go to TOP