Sllagjana Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit

Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci.

Pantoviq, ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill.

Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.

Asaj i ishte ofruar edhe mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.

Go to TOP