Skena emocionale në seancën e Parlamentit Evropian

Të martën në seancën e Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë, janë parë disa skena emocionale në hapje.

Disa ligjvënës kanë veshur bluza në mbështetje të Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola, ka falënderuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që i është bashkuar takimit përmes video-lidhjes.

Mesola ka thënë se Parlamenti mirëpret aplikacionin e Ukrainës për t’u bërë pjesë anëtare e Bashkimit Evropian dhe do të punojë në jetësimin e kësaj çështjeje.

Disa ligjvënës duke mbështetur Ukrainën nga salla e Parlamentit Evropian
Disa ligjvënës duke mbështetur Ukrainën nga salla e Parlamentit Evropian
Go to TOP