Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e gjashtë, teksa është raportuar se ushtria e Rusisë ka ngritur pika kontrolli në periferi të qytetit jugor të Ukrainës, Herson, dhe se një kolonë e gjatë automjetesh ushtarake ruse është duke iu afruar Kievit, ndërsa është thënë se forcat ruse synojnë të rrethojnë qytet-portin e Mariupolit, më 1 mars.
Pamjet e luftimeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, shfaqën zona të banuara duke u bombarduar, dhe ndërtesa banimi duke u goditur nga shpërthime të fuqishme. Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka thënë se dhjetëra njerëz në Harkiv janë vrarë nga sulmet me raketa, më 28 shkurt.
Kreu i rajonit Sumi, Dmytro Zhyvytskyy, ka njoftuar se më shumë se 70 ushtarakë ukrainas janë vrarë kur trupat ruse bombarduan një bazë ushtarake në qytezën Ohtirka, që ndodhet midis Harkivit dhe Kievit.
1Njerëzit duke larguar rrënojat jashtë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se u godit nga një sulm me raketa, më 1 mars.2Zona pranë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se ishte goditur nga një sulm me raketa, më 1 mars.3Ekipet e shpëtimit janë parë më 1 mars, në një ndërtesë në Harkiv, që zyrtarët e qytetit thanë se ishte dëmtuar nga një raketë ruse.4Një burrë i armatosur brenda një godine të dëmtuar në Harkiv, e shkatërruar si rezultat i granatimeve ruse, më 1 mars.5Ushtarakë rusë duke bërë rojë, jashtë ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, më 1 mars.6Një ambulancë shihet përmes dritares së dëmtuar të një automjetim që u godit nga plumbat në Kiev, më 28 shkurt.7Më shumë se 70 ushtarakë ukrainas u vranë kur trupat ruse bombarduan një bazë ushtarake në qytetin Ohtirka, që ndodhet midis Harkivit dhe Kievit, më 28 shkurt.8Një urë e shkatërruar pranë qytezës Buça, në rajonin e Kievit, më 28 shkurt.9Zona afër ndërtesës së administratës rajonale në Harkiv, për të cilën zyrtarët e qytetit thanë se ishte goditur nga një sulm raketor rus, më 1 mars.10Një transportues i blinduar ukrainas shihet i shkatërruar përpara një shkolle, e cila, sipas banorëve vendas, u dogj pas granatimeve ruse, më 28 shkurt.11Sheshi jashtë selisë së administratës së Harkivit, pasi u granatua, më 1 mars.12Vetura të shkatërruara nga granatimet në periferi të Kievit, më 28 shkurt.13Kateryna Suharokova duke puthur djalin e saj të porsalindur, Makar, në bodrumin e një materniteti, i shndërruar në repart mjekësor, dhe i përdorur si vendstrehim nga bombat, në Mariupol, më 28 shkurt.14Një fëmijë që trajtohet për leukemi duke përqafuar babanë e tij, derisa ecnin nëpër korridoret e bodrumit në spitalin e fëmijëve Okhmadet, në Kiev, më 28 shkurt.15Infermieret, familjarët dhe pacientët duke u strehuar në bodrumin e spitalit të fëmijëve Okhmadet në Kiev, më 28 shkurt.16Vullnetarët ukrainas duke shqyer rroba, për të bërë rrjete kamuflimi, në Lviv, më 28 shkurt.17Një burrë duke i thënë lamtumirë vajzës së tij, para se ajo të hipte në një tren evakuimi, në stacionin qendror të trenit, në Kiev, më 28 shkurt.18Një fëmijë i ulur në një valixhe, duke pritur në Kiev për të hipur në një tren drejt Lvivit, më 28 shkurt.