S`ka fitues në `Allianz Arena`

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen kanë ndarë pikët në një ndeshje të luftuar në “Allianz Arena”, në kuadër të javës së pestë të Bundesligës, që ka përfunduar me rezultat 1-1.

Të dy skuadrat e kanë nisur ndeshjen me sulme që nga minuta e parë, me Bayernin që ishte më afër të kalonte në avantazh. Musiala e ka goditur shtyllën, ndërsa Olise e ka dërguar një goditje dënimi mbi traversë.

Megjithatë, skuadra mysafire ia ka dalë të shënojë e para në minutën e tridhjetë e një, kur ka realizuar Andrich. Por, barazimi ka ardhur vetëm tetë minuta më vonë, kur ka shënuar Pavlovic. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-1.

Pas pushimit, Bayern ishte afër përmbysjes së rezultatit. Gnabry e ka goditur fillimisht shtyllën pas një krosimi nga Kane dhe më pas ka qëlluar traversën me topin e rikthyer. Në anën tjetër, Leverkusen nuk ia ka arritur ta kërcënonte seriozisht portën e vendasve gjatë pjesës së dytë.

Me rezultatin 1-1 në fund, Bayern mbetet kryesues në tabelë me tre pikë më shumë se Leverkuseni, që zë vendin e tretë. Leipzig është në vendin e dytë.

Go to TOP