Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë nesër në RTK
Tri organizata sindikale të RTK-së – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës – kanë njoftuar se të martën, më 9 qershor 2026, në ora 12:00, do të mbajnë protestë para objektit të Televizionit të Kosovës.
Sipas njoftimit, protesta organizohet si reagim ndaj mosalokimit të plotë të pagave për punëtorët e RTK-së. Sindikatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Ato u kanë bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen protestës në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të sigurisë ekonomike.
