Sindikata e minatorëve të Trepçës kërkon të ekzekutohen pagat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët.

Në një reagim të Sindikatës theksohet se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon ekzistencën e minatorëve.

“Sot, kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njëjta përsëri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve”, thuhet në reagim.

Më tej, theksohet se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasi nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore. /Kosova.info/

Go to TOP