Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

Oda e Veterinerëve e Kosovës është bërë pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi të përbashkët trepalëshe të homologëve nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Derisa Republika e Maqedonisë së Veriut këtë marrëveshje e rinovon me Republikën e Shqipërisë, Republika e Kosovës hedhë firmën për herë të parë.

Kryefjalë e këtij takimi ka qenë tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare midis dhomave të veterinarisë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë marrëveshje synohet siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme.

Ky takim në Vlorë zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lirë të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit.

Marrëveshja u nënshkrua nga, Arsim Ademi, Kryetar i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Tomislav Nikolovski, Drejtor Ekzekutiv i dhomës së Maqedonisë së Veriut dhe Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.

Gjithashtu është firmosur marrëveshja e binjakëzimit të Urdhrit Veterinar Shqiptar me Oda e Veterinerëve e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP