SI U PARAPRI SHPALLJA E DEKLARATËS KUSHTETUESE TË 2 KORRIKUT 1990?

Shkruan: Dr. Nikë Gjeloshi

-Delarata Kushtetuese bëhët bazë juridike-gurthemel per zhvillimet e metejme drejt pavarësisë e sovaranitetit të Kososvës-

Asgje gjatë historisë politike, në të gjitha proceset per lirinë e pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës, dhe atyre qe ishin pjesë e njësive tjeta të ishJugosllavisë, nuk ka ndodhë në formë statitke „ndodhi, u bë, etj“, por paraprakisht ka lindjën, zhvillimin e ma në fund produktin, qe ka ndikuar në vendimmarrje, qe i ka que para ato procese politike, per çfar janë bërë sakrifica sublime.

Ne fakt, me 30 qershor 1990, gazetari i „Rilindjës“, Zekë Gecaj, me kishte kerkuar Intervistë per daten 1 korrik, me arsyetim se: „Intervista po i vyente delegateve të Kuvendit, sepse askush nga mbi 200 aktivistët e profesionistët e angazhuar gjatë debatit publik per ndryshimet Kushtetuese (1987-1989) nuk kishte pranuar ta jepte një intervistë per të shpjegue si u zhvillue ai debat i ndryshimeve Kushtetuese në Kosovë.“
Gjeloshi i kishte venë kushtin: „Nese publikohet çdo gjë qe flas, e jap Intervistën“, dhe Gecaj ishte zotue se „Intervista do te botohet e plotë“! Intervista ime ekskluzive e 1 korrikut 1990, me titull „Pati edhe falsifikime të Debatit Kushtetues“, në një faqe të gazetës „Rilindja“ (shih më poshtë kopjen e terë faqës nga gazeta) duhej t’i paraprinte Deklaratës Kushtetuese të Delegatëve të Kuvendit të KSA të Kosovës, me 2 korrik 1990.

Me Deklaratën Kushteuese të 2 korrikut 1990, Kosova u shpall njësi e pavarur dhe subjekt i federatës/konfederstës Jugosllave. Me ate Deklaratë bëhet edhe shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit të Kosovës i 23 marsit 1989, per dhënien e pelqimit në ato amendamente. Ky shfuqizim ishte theksue në fund të Intervistes sime-N.Gj., një ditë më parë, me pytjen „Si do te zgjidhshit ju nyjen kushtetuese kosovare“, pergjigja ime është „… Delegatet e Kuvendit të KSA të Kosovës duhet të shpallin të pavlefshem vendimin e marrë me 23 mars 1989 mbi ndrydhimet kushtetuese në RSS…“.

Delarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, bëhët bazë juridike-gurthemel per zhvillimet e metejme drejt pavarësisë e sovaranitetit të Kososvës. (Shih në librin tim „Kosova në udhëkryq 89-humbja e subjektivitetit dhe përpjekjet për pavarësi“, Itali „Velar“ 1997, 129-134).

Me rastin e 33 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, e theksuan disa delegat të shpalljës se asajë Deklarate, se Kosova vazhdon të jetë brengë e veprimeve të papergjegjëshme per shkak të marëdhenjeve më aleatet nderkombëtar, veprimeve të politikanëve dhe ikjës se të rinjëve nga vendi.
Këto brenga te theksuara janë bërë brenga e të gjithë shqiptarëve idealist, sepse ato veprime të politikanve qe dalin te jenë kunder interesit te popullit e vendit, të bindin se janë veprime te dala nga Projektet shekullore sllave-islamike, se janë veprime nga pushtetarë aksidental, të cilët para se të vinin në kupolen e shtetit nuk paten asnjë begraund; nuk patën bërë asnjë të mirë para, gjatë luftës se UÇK-së 1998/99, e as pas sajë per popullin dhe shtetit e Kosovës! Atyre pushtetarëve duhet t’u ndihmohet te dalin nga ato Projekte nga te cilat ata vet nuk mund të dalin.
Shqiptarët idealist, të opozitës e pozitës, me një fjalë të gjithë ata shqiptarë qe janë te preokupuar për fatin e Kosovës duhet të bashkohen dhe t’ia mundësojnë atij lidershipi qe urgjentisht të largohen nga pozitat qe i kanë, dhe:
-të lirohemi nga ata qe e izoluen Shtetin,
-te lirohemi nga ata qe u prishen me miq te cilët i krijuem duke na besue në kauzën tonë per liri e pavarësi,
-te lirohemi nga ata qe rrezikojnë perspektivën e të bërit shtet demokratik e ligjor të Kosovës.

Të gjëndët zgjidhja politike!
Nese duhet, Unë ua gjëj ate zgjidhje politike, si çdo herë nga vitet e 90-ta, gjatë proceseve vendimtare per të mirën e popullit e vendit, dhe ato zgjidhje janë bërë histori!

Shqiptarët duhet të zgjohen, te mos lejojnë të humbet rruga, per çfar kam folë e shkruar në paraqitjet e mia publike e botime librash.

Per fund,
Duhet të jemi të vendosur qe proceset e mëtejme të shtetndertimit të Kosovës te mos deshtojnë por ma ne fund të kulmojnë me anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike (të cilën ka kohë qe e theksoj nder miq), dhe të bëhëmi pjesë e gjeostrategjisë se asaj Aleance Veri-Atlantike!

Zvicër, 2 korrik 2023

Shih: Intervista, në ‘’Rilindja’’,1 korrik 1990,14:

Go to TOP