Si u kap në plazhin shqiptar bosi i kriptomonedhës turke, në pranga edhe nipi i kreut të FSHF-së
Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi, i shpallur në kërkim për mashtrimin e rreth 400 mijë personave është arrestuar në një nga plazhet në Jug të Shqipërisë.
Ai ishte arratisur nga Turqia dhe jetonte në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.
Faruk Ozer jetonte në një banesë më qira. Bashkë me të është arrestuar edhe nipi i Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun.

