Si u gatua plani rus për rajonin?

Kur ShBA kishin vendosur sanksione më 5 janar ndaj Milorad Dodikut ky ishte vetëm një paralajmërim ndaj planeve të rrezikshme në të cilat mund të hynte, pas takimit në dhjetor të vitit të kaluar me presidentin rus Vladimir Putin. Pse BE nuk ndoqi të njëjtat hapa për ndonjë arsye politike, ku disa vende nuk janë përcaktuar apo për qëllime taktike me paralajmërim duke i lënë Dodikut një hapësirë që të mos lëshohet në aventura të rrezikshme, kjo mbetet ende çështje e  analizave të ekspertëve ndërkombëtarë. Për planet e mëhershme te ndezjes së fitilit  në BH të publikuara në Kosova.info janë dëshmuar në bisedën telefonike që anëtari i presidencës së BH Milorad Dodik kishte zhvilluar me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov  më 28 shkurt, katër ditë pas fillimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Në atë telefonatë, sipas ambasadës ruse në Sarajevë, ishte zbatimi i një marrëveshjeje që ai dhe Vladimir Putin kishin në dhjetor të vitit të kaluar, përmbajtja e së cilës nuk dihet. “U bë një shkëmbim mendimesh për zbatimin e marrëveshjeve të arritura pas takimit të presidentëve të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Milorad Dodik në Moskë në dhjetor 2021. Janë përshkruar hapat për intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim”, tha Dodik. Presidenca e BeH dhe presidenti rus ranë dakord dy muaj më parë, por për çfarë mbetet mister.  

Dodik pas kthimit nga Moska më 3 dhjetor të vitit të kaluar tha se presidenti rus ishte i informuar mirë për situatën në BeH dhe i interesuar për detaje rreth sjelljes së aktorëve ndërkombëtarë, statusit të “Republikës Srpska”, zgjidhjeve kushtetuese dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta ekonomike. Fjala ishte për takimin të cilën Dodik gjatë e ka paralajmëruar dhe u mundua që maksimalisht të reklamojë në mediet vendore. Por ishte interesant që Putin në kanalet e tij zyrtare sikurse të faqes së presidencës nuk kishte publikuar  takimin. Kjo ishte e pazakontë sepse në ato kanale publikohen të gjitha aktivitetet e Putinit, përfshirë të gjitha takimet zyrtare dhe bisedat. Më interesante ishte që redaksia e agjencisë ruse Tass në Beograd, e vetmja medie ruse që shkroi për takimin, thirret në Radio Televizionin e entitetit serb dhe jo në burimet ruse.  Më 3 dhjetor pres sekretari i presidencës ruse Dmitry Peskov ka bërë të ditur se Putin më 2 dhjetor është takuar në Kremlin me kryetarin e presidencës së BH dhe anëtarin e entitetit serb Dodik. Në përgjigje të një pyetjeje sqaruese pse Kremlini nuk e shpalli takimin më herët, sekretari i shtypit shpjegoi se “dje ishte gjëja kryesore – ky takim me presidentin është shumë i gjerë”. Në veçanti, kjo i referohet takimit për incidentin në minierën Listvyazhnaya në Kuzbass.

             Menjëherë pas bisedës telefonike të Dodik me Lavrov më 28 shkurt, kishte reaguar në një postim në profilin e tij në Twitter Reuf Bajroviç, nënkryetar i Aleancës Amerikano-Evropiane. “Mile duket se duhet të sakrifikojë Republikën Srpska, popullin serb dhe ndoshta Serbinë për vetëvrasjen që Putini përgatiti për të gjithë Rusinë, shkruante Bajroviq. Disa lëvizje të Dodik që nga tetori i vitit të kaluar me një intensitet më të lartë në shkurt sugjeronin që janë disa zhvillime paralele ruse të cilat kishin grumbulluar mbi 150 mijë trupa në kufijtë lindor me Ukrainën. Srdjan Shushnica, kulturolog, avokat dhe aktivist, i ftuar në programin Face TV të Sarajevës gjatë mbrëmjes së kaluar theksoi se kishte informacion se në shtatë ditët e para që nga hyrja e Rusisë në Donetsk dhe Lugansk, BiH ishte kritike! “Disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, BeH ishte në prag! Banja Luka do të binte, ajo gjithmonë binte! pjesa lindore e RS do të mbrohej!”, theksoi si. Nëse plani rus do të kishte do të kishte sukses duke arritur të arrestonte Zelenskin dhe ta kapitullonte Qeverinë, Ministrin e Mbrojtjes, udhëheqjes ushtarake, në BH do të kishim një konflikt të kufizuar, si dhe në Mal të Zi”, tha Srdjan Susnica. Por duket se reagimi i shpejtë i vendeve perëndimore me sanksionet mëdha, kanë detyruar Dodikun të ri mendojë edhe njëherë mbi pasojat në të cilat mund të ndodhet veçmas kur forcat ndërkombëtare në BH ishin shtuar. “ Do të kishim trazira, përleshje, luftëra! Plani ishte që në momentin që konfirmohet se Zelenski u kap – që qeveria e tij u kap, të lëvizet në Mal të Zi dhe RS! Për këtë folën Dodik dhe Lavrov! Dështimi i Rusisë e shpëtoi BeH-në!”, tha Shushnica. Ai tha se lufta ishte në BH. “Një luftë politike, një luftë për dominimin e gënjeshtrës, një luftë për legjitimimin e gjenocidit! Serbia nuk duhet të dërgojë askënd në BiH; mjafton që përmes tyre të kalojë një paketë ruse! Dodik ka apartamente në Moskë, pronë në Soçi, ka depozituar ar në Rusi! Ai është në rrezik; nëse ndryshon, rrezikon të likuidohet nga regjimi i Putinit! Në rrëfimin e Vuçiqit, Dodik është një njeri që shqetëson! Status quo- ja tani është lopa e shenjtë e Serbisë! Çoviq është një kurus; ai ndërtoi veten në kërkesat e ideologjisë së Serbisë së Madhe, duke kërkuar simetri me RS-në! Politika e Çoviqit është shkatërruese, shpërthyese, antiliberale, antievropiane!”.

          Sipas tij forcat e armatosura janë kthyer në kazerma! “RS është, de fakto , një shtet brenda shtetit, falë mungesës së një strategjie të qartë të Perëndimit se çfarë të bëjë me BeH dhe Ballkanin! Serbia në vitet e fundit nuk është shtet parlamentar! Partitë që do të hyjnë në Parlament do të jenë më radikale se Vuçiq! Ai do të konkurrojë me të në radikalizimin e shoqërisë! Më përgjegjësja për situatën në BeH është diplomacia perëndimore, të cilën e gjithë Evropa ua ka lënë strategëve evropianë! Rusia nuk krijoi RS, por Beogradi zyrtar! Krijuan një hapësirë ​​etnikisht të pastër nga një pjesë e territorit të BeH, me gjenocid! Kur u krijua vakuumi, Rusia u derdh shpejt në territorin e BeH! Fajtori i dytë është ideologjia e pamposhtur e Serbisë së Madhe!”, tha ai. Vetë hapja e Hapja e Andricgradit ishte një ribërje e Gazimestanit. “ Në atë paketim klero-nacionalist kishte diçka për të gjithë! Pastaj u festua pushtimi i suksesshëm rus i Krimesë dhe Donbasit! Rusia e ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e Perëndimit në këto zona! Çoviq është një ndryshim; ai e përfshiu veten në kërkesat e ideologjisë së Serbisë së Madhe, duke kërkuar simetri me RS. Ai nuk është faktori vendimtar! Politika e Çoviqit është shkatërruese,  antiliberale, antievropiane! Gama e tij janë të kufizuara, siç është edhe Zagrebi zyrtar! Plenkoviqit i nënshtrohet presion nga detyrimet ndaj BE-së dhe NATO-s! Nacionalizmi i Bakir Izetbegoviqit dhe SDA-së shpesh vihet në të njëjtën shportë me atë kroat ose serb.Nacionalizmi serbomadh ka qenë gjithmonë një ideologji shtetërore kishtare! Tendencat serbe të mëdha janë më të rrezikshmet për shoqërinë! Nacionalizmi kroat nuk është projekt ideologjik shtetëror, por partiako-kishtar! Nacionalizmi boshnjak, në çdo formë, është në nivelin e nacionalizmit partiak të carshisë! Këto tre tendenca nuk mund të krahasohen! SDA erdhi nga një parti që kishte shtrirje shtetërore në një parti që ka shtrirje kantonale!”.

             Ai konsideron se e gjithë rajoni dhe bota kanë hyrë në një epokë të pasigurt të shekullit të 21-të! Pozitat politike po varrosen gjithnjë e më shumë. Momentet kyçe, përveç zgjedhjeve, do të jenë vazhdimi i mandatit të EUFOR-it në BeH! Momenti kyç do të jetë zbatimi i rezultateve zgjedhore në Serbi! Ajo që ka rëndësi tani është se si Perëndimi do të vazhdojë ta trajtojë luftën në Ukrainë. Pyetja është nëse dhe deri kur vendet evropiane do të mund të pranojnë refugjatë nga Ukraina! Ukraina e shpëtoi BiH nga konflikti i brendshëm. Një monument për Zelensky duhet të ngrihet! Putin befasoi politikanët! Opsioni më real ishte të detyrohej drejt Krimesë nga Donbasi dhe të mbyt ekonomikisht”.  /I.K

Go to TOP