Si të lexohet deklarata e ambasadorit Hill?

Shkruan: Albert PRENKAJ

Ambasadori Hill në Beograd deklaroj se Serbia hynë në NATO para Kosovës mund të lexohet nga disa këndvështrime:

– Një mesazh i një ambasadori të SHBA-së i cili e shpreh qëndrimin shtetërorë që vendin pritës ta fus nën ombrellën e NATOs ku SHBA ka rol të rëndësishëm;

– Një mesazh që i dërgohet njërit prej partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë. Bëhet fjalë për Rusinë;

– Mesazh qeverisë së Kosovës, e cila ka acaruar marrëdhëniet me SHBA.

1. Kapacitetet ushtarake dhe relacioni me NATO ofron mundësi reale të rrugëtimit të Serbisë drejt anëtarësimit në NATO, jashtë kornizës strategjike të ruajtjes së “neutralitetit” ushtarak.

2. Ushtria e Serbisë është angazhuar në Partneritet për Paqe në vitin 2006 në Samitin e Rigës. Përderisa ky program është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, nuk është e sigurt nëse Serbia e percepton atë si sinjal të një synimi për t’u bashkuar me aleancën.

3. Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka marrë sinjalin e qartë për programin që synon krijimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s Kosovës. Pra Kosova ende nuk është në Partneritet për Paqe me NATO.

Andaj deklarata e Ambasadorit Hill duhet kuptuar nga ky prizëm apo analizë e shkurtër.

Go to TOP