Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?

Kompanitë kineze në Serbi janë të angazhuara në shumë projekte të mëdha shtetërore, por këto punë nuk i kanë fituar përmes garës publike.

Ato angazhohen në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kinës, ose në bazë të ligjeve të veçanta, që e bëjnë të pazbatueshëm Ligjin për Prokurimin Publik.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Serbinë për këtë praktikë në raportin e sivjetmë të zgjerimit, duke theksuar se ajo krijon rrezik për korrupsion. /Kosova.info/


Go to TOP