Shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, publikohen pamjet e patransmetuara të ‘Përputhen’, Bora Zemani shpërthen në të bërtituta: Shihni moj çfarë bëhet!

Puntata e sotme e ‘Për’puthen’ ishte ndryshe nga ditët e tjera. Pasi konkurrentët kanë uruar vitin e ri 2022 janë shfaqur momente të patransmetuara nga programi.

Mes tyre përfshihet edhe moderatorja Bora Zemani që shpesh herë e kemi parë duke bërtitur teksa përpiqet të mbajë nën kontroll situatën mes konkurrentëve që debatojnë me njëri-tjetrin.

Në një moment dëgjohet duke bërtitur: “Moj goca, e kuptoni logjikën e këtij programi, si mund të flisni ju të dyja e ata të dy paralel? Shihni moj çfarë bëhet.”

Pas kësaj, e diskutoi në studio me Arjanin.

Bora: Mua se si më duket të më shohin njerëzit kështu por janë momente që i shijojmë dhe i marrim me sportivitet.

Arjani: Gjatë regjistrimit të emisionit ndodhin herë situata herë qesharake e herë paradoksale që ne na krijojnë dhe na bëjnë humor.

Go to TOP