Shtyhet votimi i raportit financiar të KPK-së, mungojnë përfaqësuesit e saj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka votuar raportin vjetor financiar të KOSTT-it, për vitin 2022.

Kurse, votimi i raportit për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2022 është shtyrë për në mbledhjen e radhës, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të KPK-së.

Për mungesë të tyre, kritika pati deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, .

“Është një injorance për këtë praktike, e t’i dërgojnë zyrtaret e thjesht qe nuk kane përgjegjësi. Nuk duhet të pranohen dhe te raportohen këtu”

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halili, kritikoi mungesën e tyre.

“Ne do te ishim mirëkuptues nëse nuk mund të jenë me agjendë sot por nuk e justifikon dëshirën ose jo me ardhë këtu”, tha ai.

Go to TOP