Shtyhet për të premten raportimi i ministrit Murati në Komisionin për Buxhet

Është shtyrë raportimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023.

Shkak për këtë është bërë takimi i ekzekutivit me kryetarë të komunave.

Kryetari i Komisionit Armend Muja, tha se Ministria e Financave, ka njoftuar se Murati, nuk mund të marr sot pjesë, duke treguar edhe arsye, ndërsa raportimi i tij do të mbahet të premten.

Me këtë rast Komisioni ka miratuar draft planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2024.

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që në Komision të ketë një raport se si ka shkuar kompensimi i dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet.

E deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se në raportim do të duhet që të thirret Guvernatori i BQK-së.

Go to TOP