Shtyhet fillimi i mësimit në Deçan për shkak të motit të keq
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Deçanit ka njoftuar se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune shtyhet deri më 12 janar 2026.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve që do të përcaktohen nga institucionet arsimore përkatëse.
“Shpresojmë që kushtet atmosferike të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
