Shtuni: Çështja e obligimit të Asociacionit do ishte mirë të mos zvarritet
SHBA-të gjatë mbledhjës së fundit të KS të OKB-së ripërsëriten kërkesën që Kosova ta themelojë Asociacionin kurse Serbia të jep llogaridhënie të plotë për Banjskën. Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë Adrian Shtuni, thotë se gjykuar nga veprimet dhe retorikat e dy qeverive, gjasat nuk janë të mëdha që të ndodhë diçka e tillë shumë shpejt.
Sipas profesorit Ardian Shtuni, llogaridhënia për Banjskën do të jetë obligim i pashmangshëm për Serbinë, ndërsa sa i përket Kosovës, ai thekson se do të ishte mirë që të mos zvarritet çështja e obligimit të Asociacionit.
“Siç u bë me çështjet e tjera si pronat e Manastirit të Deçanit, apo me bllokimin e mallërave që vijnë nga Serbia, ku përjashtohej përjashtimi nga CEFTA, shpresoj të ketë vendime pak më të shpejta”, tha ai në “Lajmet e fundit” në RTK.
Tutje Shtuni theksoi se në rast se nuk realizohen këto, penalizimi do të jetë te bllokimi i fondeve zhvillimore dhe të fondeve të planit të rritjes së Bashkimit Evropian.
“Për Kosovën po flasim që ka mundësi të marri 60 milionë euro deri në fund të vitit, dhe janë më shumë se 882 milionë euro që janë në tërësi deri në 2027-tën, që mund t’i përfitojë, me kusht që të zbatojë kërkesat dhe rekomandimet që janë dhënë”, tha ai.
Sipas Shtunit, nëse nuk lëvrohen fondet zhvillimore, penalizimi do të jetë te populli.
“Kosova është shteti më nevojtar sa i përket fondeve, dihet që e ka GDP-në për kokë banori më të ulëtën në Ballkan, kurse Serbia i ka të ardhurat nëse nuk gaboj dyfishin. Serbia ka më shumë hapësirë për të luajtur lojëra, ndërsa Kosova është më nevojtare”, theksoi Shtuni.
Duke folur për çështjen e Asociacionit, ai tha se Kosova nuk është te pika nëse duhet apo nuk duhet ta pranojë Asociacionin, sepse sipas tij Kosova e ka pranuar atë në 2013-tën, në marrëveshjen e Brukselit, e në Ohër.
“Këtu nuk ka vend për të luajtur me lojë fjalësh, sepse kostot i paguan populli”, tha mes tjerash Shtuni.
E duke folur për zgjedhjet në SHBA, dhe se a pritet që pas rezultatit të ndryshojë qasj ndaj Kosovës, Shtuni tha se nuk pret që qasja ndaj Ballkanit apo ndaj Kosovës do të ndryshojë pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush fiton.
“Kushdo që të vijë president, Shtetet e Bashkuara e kanë një politikë të jashtme që është e formësuar në bazë të interesave kombëtare e jo në bazë të interesave personale të një individi”, tha mes tjerash eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë.