Barazon Lille e Zhegrovës, humbet Mallorca e Muriqit

Lille dhe Lyon kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të premten mbrëma në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit francez.

Lille skuadër në të cilën tashmë titullar i padiskutueshëm është edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, bëri paraqitje më të mirë në pjesën e parë duke kaluar në epërsi përmes David (17’) prej 1-0.

Në pjesëlojën e dytë, Lyon ishte skuadër më kërkuese dhe krejt në finish të ndeshjes me anë të Fofana (90+1’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.

Pas këtij barazimi, Lille zë vendin e tretë me 18 pikë, derisa Lyon pozicionohet e pesta me 15 sosh.

Ndërkaq, Mallorca e Vedat Muriqit është mundur në udhëtim tek Deportivo Alaves, me rezultat 1-0, sfidë kjo e luajtur në kuadër të javës së 12-të në La Ligë.

Guridi (76’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Alaves.

Tek Mallorca në minutën e 57-të në lojë u inkuadrua sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, por që nuk ia doli që të gjejë rrugën e golit.

Alaves zë vendin e 12-të me 13 pikë, kurse, Mallorca ka pesë pikë më shumë në pozitën e shtatë.

Go to TOP