Shtatzënia mund të jetë arsyeja pse Getinjo dhe Vivien janë pajtuar?

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme të ndryshme që Vivien dhe Getinjo janë pajtuar

Pamjet që u postuan nga portali kosovar “Indeksonline” bën xhiron në rrjet, derisa çifti që u lidhën gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova u tha se janë ribashkuar.

E njëjta media ka shkruar se sipas thashethemeve “shkak për këtë u bë shtatzënia e Vivienit”.

Sipas kësaj Vivien është parë në oborrin e shtëpisë së Getinjos në Ferizaj, në një vend që ishte vendosur pas “Big Brother VIP Kosova”.

Fansat kanë shkruar në Instagram që Vivi ka barkun më të rrumbullakosur, e madje në një moment vendos dorën.

Kjo ka bërë që të përhapen thashethemet për një shtatzani të shqiptares, derisa ajo ka pasur të veshur një veshje serioze që mbulon barkun e saj derisa kjo ende nuk është e konfirmuar.

Go to TOP