Shqiprim Arifi: Dorëheqje Albin Kurti, po blihen kohë me procedura politike
Shqiprim Arifi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend duke kërkuar dorëheqjen e Albin Kurti.
Ai kritikoi mënyrën e trajtimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit duke thënë se po aplikohen standarde të dyfishta sipas interesave politike. Sipas Arifit, më 5 mars mungesa e 2/3 të votave solli ndërprerjen e seancës, ndërsa tani, pa ndryshuar numrat, po tentohet votimi.
Arifi përmendi edhe emrin e Albulena Haxhiu duke ironizuar deklarimet e saj për kuorumin, ndërsa tha se emri i Feride Rushiti po përdoret në një skenar politik.
Sipas tij, dorëheqja e Kurtit do të ishte i vetmi veprim që do t’i shërbente zgjidhjes së situatës aktuale politike. /Kosova.info/
