Shqipe Selimi e konfirmon: Nuk e votova Donika Gërvallën për shkak të postimeve të saj kundër Rexhep Selimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, njëherësh bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, ka reaguar pas interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik për mospjesëmarrjen e saj në votim gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim publik, Mehmeti-Selimi theksoi se mungesa e saj nuk lidhet me motive politike apo partiake, por me arsye personale që kanë të bëjnë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin ajo e ka bashkëngjitur në reagim.

“Ky sqarim është për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes,” u shpreh ajo.

Deputetja ka nënvizuar se vendimi i saj është krejtësisht personal dhe nuk duhet interpretuar si ndarje apo mosmarrëveshje brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes. /Kosova.info/


Go to TOP