Shmanget shtrenjtimi i rrymës
Tarifat e rrymës në Kosovë do të vazhdojnë të mbesin edhe më tej të njëjta. Në fillim të këtij viti tre operatorët energjetik në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT patën kërkuar ngritje të tarifave të energjisë elektrike.
Vetëm KESCO pati kërkua ngritje për mbi 20%. Megjithatë së fundmi me rekomandim të ZRRE-së KEK dhe KESCO kanë arritur marrëveshje për të evituar ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Diskutimet e paralajmërimet për ngritje të çmimeve patën nxitur reagime të qytetarëve të cilët kundërshtonin në çdo mënyrë shtrenjtimin e rrymës.
Për ta shmangur ngritjen e tarifave, KEK u pajtua që borxhin që KESCO ia ka, të mos ia paguajë menjëherë.
“Rrjedhimisht, borxhin ndaj KEK-ut për gjashtë muajt e parë të këtij viti, KESCO do ta paguaj me këste më vonë. Në këtë mënyrë, sipas KEK-ut, përveç mosngritjes së çmimit, do të ruhet edhe stabiliteti i furnizimit me rrymë si dhe do të mbrohen interesat e konsumatorëve fundorë” thuhet nga KEDS.
Sipas ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i ulëti në Evropë.
Njohës të energjetikës thonë se për shkak të ngritjes së importit të rrymës, ka qenë e pritshme edhe ngritja e tarifave.
“Në 2025 kosova ka pasur importe shtesë në krahasim me 2024, prandaj është prit edhe një rritje të tarifave këtë vit. Mirë po Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë që importet shtesë që kanë ardhkryesisht nga mungesa e kapacitetit gjenerues e bllokut të kosvës B dhe i ka pa këto importe shtesë si pjesë e investimit kapital që janë bërë në këtë bllok prandaj edhe e ka shpernda kosoton shtesë të furnizimit me energji elektrike që ardhur si rrjedhojë e mungesës së këtij impianti” ka thënë Adhurim Haxhimusa, njohës i energjetikës.
Krahasuar me vitet e kaluara, çmimi i importit të energjisë elektrike është rritur për gati tre fish, çfarë ka bërë që operatorët energjetikë të kërkojnë ngritje të tarifave në fillim të vitit.
