Shërbimet digjitale, Rizvanolli: Për tri vite kemi 175 shërbime online

Digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta, u tha në ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”, të organuzuar nga Ministria e Ekonomisë.  

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë, se janë 175 shërbime si platforma online, përmes të cilave qytetarët mund të qasen në shërbimet të fushave si gjendja civile, çertifikata të lindjes, vaksinimit e të tjera.

“Në tri vite e fundit në kemi 175 shërbime ‘online’ përmes platformave ‘online’,  shërbime  në gjendjes civile, certifikata të lindjes shëndetësisë, vaksinimit dhe shumë skema të ndryshme dhe të mira sociale. Çfarë kemi bërë si qeveri, reduktimin e konsumit të energjisë për arsye se për ne është dashur që fondet t’i ndajmë shpejt dhe të jemi transparent, rigoroz me procedura. Digjitalzimi është një pjesë e zgjedhjes në mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar përmes e-Kosova që e ka bërë të lehtë punën”, tha ministrja Rizvanolli.

Tamara Srzentic, ish-ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, tha se është shumë e rëndësishme, që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta.

 “Një transformim i shërbimeve duhet të kalojë, nga ato klasike në të reja, në të mirë të njerëzve.  Qeveria, siç tha ministrja, ka punë të mirë, por kriza mundëson moblizim për ti fuqizuar njerëzit për të mirë. Unë do të flasë për një tregim si një model i mirë. Unë isha 16 vjeçe kur Kosova ishte shkatërruar dhe shumë qytetarë nga ta ishin strehuar në Malin e Zi që të kërkonin ndihmë. Pastaj një vajzë që pikturoi këtë fotografi për punën që kishin bërë duke siguruar ushqime dhe strehim. Ky ka qenë edhe misioni im, pastaj…”, tha Srzentic.

Mikey Dickerson, zëvendësshef i Informacionit në ShBA, tha se është e rëndësishme që programet e subvencionimit të bëhen kur nuk ka kriza.

“Nëse dëshironi të ndryshoni dhe të  bëni programe të subvencioneve do duhej të bëni kur nuk ka kriza, prandaj mesazhi im këto ditë është se është e përshtatshme të kaloni kohë dhe të depërtoni nga këto kriza për të mirë”, tha Dickerson.

Në diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e bizneseve të fushës përkatëse.

Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbime këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.

Go to TOP