Shënohet Dita Botërore e Radiologëve

Të gjitha shoqatat e radiologjisë në mbarë botën sot shënojnë Ditën Botërore të Radiologëve dhe ftojnë të gjithë të bashkohen në shënimin e saj.

Në programin e mëngjesit n ë RTK, ishte e ftuar Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Radiologjisë në QKUK. Ajo ka folur për puënën e radiologëve në këlinkën që drejton.

“Krahasuar me vitet paraprake kjo ditë na gjen me numër më të madh të shërbimeve. Radiolog jemi një numër i caktuar që punojmë këtu në QKUK, por, për shkak te rritjeve të shërbimit shpresojë që të rritet edhe numri i radiologëve”, theksoi Nuza.

Kjo ditë në Kosovë çdo vit shënohet me një temë të caktuar këtë vit është radiologët dhe radiograferet apo bashkëpunimi i tyre në mbarëvajtjen e punës.

Puna e teknikut të radiologjisë është kryerja e ekzaminimit korrekt dhe me protokolle standard krijimin e një imazhi sa më të mirë. Ndërsa puna e radiologut është që të bëjë një  interpretim dhe të vendosim një diagnozë të caktuar pacientit dhe shpresoj ta bëjmë sa ma mirë .

Kjo ditë botërore përpiqet gjithashtu të bëj të njohura rreziqet e punës në këtë profesion, si dhe të inkurajojë zbulimin e teknologjive të reja dhe metodave të reja për marrjen e imazheve radiologjike.

Go to TOP