Ngrihet aktakuzë kundër 26 të pandehurve për marrje rryshfeti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 26 të pandehurve për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, të pandehurit A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit”. /Kosova.info/

Go to TOP