Shchneeberger: Shumë më e rëndësishme do të ishte [sikur Hovenier] t’i trajtonte shkaqet dhe jo simptomat

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier pas aksionit të Policisë së Kosovës për ta shtri ligjin në veri të vendit e të cilin Hovenier e ka vlerësuar si masë e dhunshme nga ana e Policisë së Kosovës, teksa ka bërë thirrje që veprimet e tilla të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

E me këtë reagim të kryediplomatit amerikan në Prishtinë, është marrë Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger e cila ka parashtruar një pyetje se “A keni pyetur tashmë [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiqin për të ndalur provokimet e tij[drejt Kosovës]?”.

Sipas Shchneeberger-it “Kjo do të ishte shumë më e rëndësishme [sikur Hovenier] t’i trajtonte shkaqet dhe jo simptomat”.

Go to TOP