“Shah e ping-pong me Deharin”, Haxhiu për agjendën e VV-së në përkujtimin e 8 vjetorit të vdekjes së aktivistit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar agjendën tre ditore në rastin e tetë vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.
Për këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet për katër vjet do të duhej të dilnin me zbulimin e së vërtetës për vdekjen e tij.
E në vend të kësaj, Haxhiu thotë se VV po organizon turne shah e ping-pong.
“Shah e ping-pong me Deharin! Shah, ping-pong e përformanca artistike paska organizuar LVV-ja për ta shënuar 8-të vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Si munden aq shpejt ta harrojnë kauzën e tyre, zbulimin e vdekjes së Astritit? Duke qenë në pushtet më shumë se 4 vjet, në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij, jo të organizojnë lojra shahu e pingponu. Mjaft luajtën pingpong me këtë familje që u manipulua qëllimisht”, ka shkruar Haxhiu në Facebook
“Përse në mandatin e tyre humbën mostrat e Astrit Deharit, përse u dogj Instituti ku ndodheshin ato? Sot para familjes dhe qytetarëve do të duhej këtyre pyetjeve t’u jepnin përgjigje. Besa, edhe shumë pyetje tjera, si ndodhi që të dy djemtë e Avni Deharit të bëjnë vetëvrasje brenda një kohe të shkurtë e që për Arbnorin nuk flitet, as për vetëvrasjen e tij, si ndodhi? Kush e shtyu deri në vetëvrasje? Mjaft luajtët pingpong me ndjenjat e njerëzve, mashtrues të cilëve po u vie fundi. Me Kurtin në pushtet Kosova është aq keq, prandaj i duhet një kryeministër si Bedri Hamza për ta bërë”, ka deklaruar Haxhiu.