Serwer: Garancitë e Perëndimit për Kosovën, duhet të jenë të zyrtarizuara

Të them të vërtetën, unë iu bashkova qëndrimit në favor të pavaresise se Kosoves shumë vonë, sepse mendoja se kishte edhe opsione te tjera ne fund te luftes, por Serbia i eliminoi ato opsione duke mos bërë absolutisht asgjë në drejtim të pendesës për periudhën e Millosheviqit.

Zoti Serwer, duke pasur parasysh edhe kontekstin e një lufte tjetër që po ndodh në Evropë. A mendoni se me atë që shohim tani me Kosovën dhe Serbinë, se ka pasur mësime për t’u mësuar dhe a u nxorrën mësime? Çfarë do të thoshit tani pas 15 vitesh?

Serwer: Kosova është në njëfarë mënyre sui generis (një rast i veçantë), por mua më duket se, kemi mësuar se lëvizja e kufijve për të akomoduar dallimet etnike është një lojë e marrë.

Ajo sjell më shumë destabilitet dhe luftë sesa më pak destabilitet dhe më pak luftë. Në çdo demokraci që është e denjë të quhet demokraci dhe unë shpresoj që Kosova e meriton këtë cilësim, të drejtat individuale të qytetarëve mbrohen pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, shteti nuk i përket një etnie të vetme.

Rusia po lufton në Ukrainë për të shkatërruar një shtet ukrainas që kishte ambicie për të qenë një demokraci e tillë. Dhe unë mendoj se duhet të pranojmë se propozimet për heqjen e kufijve për të akomoduar dallimet etnike, gjë që nuk e bëmë në Kosovë, nuk është një ide e mirë. Një ide e mirë është që individët të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të mbrohen nga shtetet ku ata banojnë.

Por nëse e shohim nga perspektiva e Serbisë, kufijtë u zhvendosën sepse Kosova ishte zyrtarisht pjesë e Serbisë…

Prof. Daniel Serwer: Vija ndarëse nuk ndryshoi, statusi i vijës ndarëse ndryshoi, ashtu siç ndodhi në të gjithë ish-Jugosllavinë. Dhe kjo ndodhi dhe me Kosovën. Vija e kufirit nuk ndryshoi për të akomoduar diferencat etnike. /VoA/

Go to TOP