Serbia ende mohon gjenocidin

Në 29-vjetorin e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, në Serbi mbizotëron politika e mohimit të fakteve, nga një pjesë e partive politike, institucioneve, si dhe intelektualeve.

Lidhur me këtë, një pjesë e opozitës pro-evropiane thekson se Serbia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, është e detyruar të respektojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përfshirë edhe ato te cilat krimet në Srebrenicë u gjykuan si gjenocid.

“Që të ndodhë pajtimi, duhet të ketë një qëndrim të drejtë ndaj viktimave të luftërave e viteve ’90-ta, dhe një qëndrim të drejtë ndaj atyre që kanë kryer krime ndaj atyre njerëzve, duhet të dihet kush janë viktimat, kush ishin kriminelët. Dhe kjo është ajo që ne besojmë se do të ishte shëruese  për shoqëritë ton”, ka thënë Alleksandar Radovanoviq, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Serbi po kërkojnë nga autoritetet që të ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe të shpallin 11 korrikun si ditë përkujtimi për viktimat. Përvjetori i gjenocidit të Srebrenicës e gjen Serbinë në një atmosferë propagande të kryer nga pushteti i presidentit Vuçiq.

“Politika e Serbisë është që të injorohet gjenocidi dhe te promovohen informacione alternative apo pseudo-fakte, me te cilat publiku ne Serbi po behet konfuz dhe me nje keqkuptim total të asaj që ka ndodhur me të vërtetë atje. Prandaj publiku mohon çka ka ndodhur pasi nuk ka njohuri për atë”, ka thënë Nikolla Krstiq, Gazetar nga Beogradi.

Sipas vlerësimeve, në Serbi nuk ka vullnet politik për të filluar procesin e ballafaqimit me gjenocidin në Srebrenicë, por edhe me krimet e tjera në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Pushteti aktual jo vetëm qe kundërshton vendimet që e përcaktojnë krimin në Srebrenicë si gjenocid, por zbaton një politikë edhe më kokëfortë të mohimit me një narrativë të fortë nacionaliste.

Go to TOP