Kica – Xhelili për Qeverinë Kurti: Këta njerëz nuk e duan Kosovën

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë marrë pozita shtetërore pa pasur asnjë ditë përvoje punë.

Kica – Xhelili, në Debat Plus tha se Kurti e ministrat e tij nuk e duan Kosovën.

“E kemi një kryeministër dhe ministrje të drejtësisë, me asnjë ditë përvojë pune. Politika nuk është ku prej fakultetit e fillon përvojën e punës… këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë, e njohin mbrapshtë vetëm nga banka e të akuzuarve… jo që se njohin por mendoj qëllimshëm”, tha ajo.

“Po ballafaqohemi me një pushtet që se ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë, sepse Kosovën nuk e dojnë”, vijoi ajo.

Kica – Xhelili tha se nëse e duan vendin nuk do duhej të bëjnë ligje që e dëmtojnë sistemin demokratik të Kosovës.

Qeveria po tenton t’i kontrollojë mediat, ligjin për KPM-në do ta kontestojmë në Kushtetuese

Deputetja e LDK-së, Doarasa Kica – Xhelili, e ka kritikuar votimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua projektligji për KPM-në.

Ajo, në “Debat Plus”, tha se votimi është shqetësues, por jo edhe i papritshëm, derisa shtoi se ky miratim është sulm mbi demokracinë.

“Votimi është shqetësueses, i dhimbshëm, por jo i papritshëm. Ka një kohë të gjatë që ligjet në mënyrë të përditshëm po insistohet të largohen, po insistojnë ata t’i mbajnë me çdo kusht. Është sulm mbi demokracinë, qeveria e sotme hyn, është duke etablu për t’u bërë shembull të një qeverie e cila i përmbys shtyllat e demokracisë… Një ligj kaq vital për mediat, i cili në përmbajtjen synimin e ka politizimin e KPM-së, hiç më larg se te anëtarësia, nuk ka të bëjë me rregullimin e mediave audiovizuele, por të kontrollojnë mediat në Kosovë”, tha ajo.

Ajo theksoi se LDK-ja do t’i dërgojë ligjet e KPM-së, KPK-së e për statutin e UP-së në Gjykatën Kushtetuese.

Go to TOP