Sekuestrohet sasi e kanabisit, tre të arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot rreth ores 05:00 në Lipjan, ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.


Sipas komunikatës të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale./Kosova.info


Komunikata e plotë:


Prishtinë, 6 dhjetor 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.


Sot rreth orës 05:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, policia ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.


Personat e dyshuar:


• G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,


• B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe


• P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,


janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Go to TOP