Scholz i premton Ukrainës ndihma të reja ushtarake

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka premtuar Ukrainës një paketë të re ndihmash ushtarake në vlerë prej 1.4 miliardë eurosh gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin. Kjo ndihmë përfshin sisteme mbrojtjeje ajrore, artileri dhe dronë, si pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të mbështetur përpjekjet mbrojtëse të Ukrainës kundër agresionit rus.

Zelensky gjithashtu u takua me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, e cila është vizita e dytë brenda pesë javësh.

Në këtë takim, Scholz ritheksoi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe dënoi sulmet ruse ndaj infrastrukturës së vendit, të cilat synojnë të dobësojnë vullnetin e popullit ukrainas për të rezistuar. Kjo vizitë pason takime të Zelenskyt me liderët e Britanisë, Francës dhe Italisë, ku ai prezantoi planin për një “paqe të drejtë”.

Go to TOP