Samiti Botëror i Klimës COP 29, Edi Rama niset për në Azerbajxhan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të niset sot për një vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit. Ai do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Klimës COP 29 ku të pranishëm do jenë liderë dhe zyrtarë nga 200 shtete.

Fokusi kryesor i samitit do të jetë mbi mënyrat për të parandaluar ngrohjen globale dhe pasojat e saj. Gjithashtu pritet të diskutohet edhe mbi angazhimet financiare për shtetet e varfra që janë goditur nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Go to TOP