LDK sot në Sallën e Kuqe e shpalos programin që thotë se do transformojë dhe rigjallërojë ekonominë e Kosovës

Lidhja Demokratik e Kosovës sot shpalos alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.

Sipas njoftimit për media, projekti që do të prezantohet sot synon ta transformojë ekonominë e Kosovës.

“Sot bëhet prezantimi i programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë”.

Zyra për informim njofton se ngjarja zhvillohet sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe.

Go to TOP