Salko i pari në Kosovë për kategoritë U16/U18 pas rezultateve të shkëlqyera në turneu Kosova Bowl 2023

Prishtinë, 28 maj 2023
Autor: Berzat Berzati

Pas turneut ndërkombëtar treditor të tenisit të mbajtur në Prishtinë me 90 garues nga vendet rajonit, përfshirë kategoritë për vajza dhe djem nga U10 deri në U18, organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës FTK, ku u shpreh opzimizëm e garuesve dhe entuziazmi jashtëzakonshëm, të cilët kontribuoi krijimi e një atmosferë të shkëlqyer, për të cilën duhen vlerësuar organizatorët turneut Shkelzen Domi dhe Edon Ademi. Ndërsa vlen të theksohet se anëtarët e KT Prizreni siguruan fitore në finale:

Salidin Rama Salko (14) në kategorinë U18 – I pari në renditje në Kosovë në listën U16/18
Lina Rexha (8) në kategorinë U10,

transmiton Kosova.info

Salko (14) vazhdon të shkëlqejë në fushën e tenisit dhe aktualisht është në vendin e parë në renditjen e Kosovës për kategori U16 dhe U18. Dhe epitetin e tenistit më të mirë në Kosovë e siguroi me një sërë fitoresh në këto kategori.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë në më pak se një javë për Salkën (14), duke pasur parasysh se në turneun e tenisit në Pejë në kategorinë U16 fitoi në finale nën mentorimin e trajnerëve tenisit me përvojë Senad Jusufi dhe Meldin Mustafi.

Natyrisht, vlen të theksohet se KT Prizreni, anëtarë të të cilit janë Salko (14) dhe Lina (8), ka edhe teniste të tjera që tregojnë potencialin e tyre me rezultate të rëndësishme në turnetë vendore dhe ndërkombëtare, si Amar Jusufi, Dejlla Bajrami, Melldina Mislimi dhe Ervin Doli. I urojmë Salkës dhe të rinj shpresa të tenisit kosovare, shumë suksese në karrierën e tyre dhe në turnetë e radhës në sportin e bardhë.

Go to TOP